VIDEO/ Pamje të frikshme: Në oqean krijohen ‘dallgët plastike’

VIDEO/ Pamje të frikshme: Në oqean krijohen ‘dallgët plastike’

11:43, 17/12/2019
A+ Aa A-

Kjo video tregon realitetin e frikshëm që po ndodh çdo ditë në botë.

Plastika dhe përdorimi në masë i saj ka rritur nivelin e ndotjes në natyrë duke dëmtuar vetë planetin po edhe krijesat në të.

Në pamje dallohet një oqean i cili ndodhet në Jug të Afrikës dhe situata në këtë plazh po bëhet gjithnjë edhe më keq. Dallgë të tëra me shishe plastike ngrihen njëra pas tjetër duke theksuar gjendjen alarmante.

Uji duket tmerrësisht i ndotur dhe po ashtu edhe plazhet përreth.

Duket se këto shishe plastike dhe këto ndotje nuk kanë fund në dallgë. Pasi në momentin kur duket se kaloi një dallgë shfaqet një tjetër edhe me më shumë mbeturina.

Në momentin kur mendon se është i ndotur vetëm uji kamera zhvendoset në breg i cili duket edhe më i pisët. 

Marrë nga: www.swns.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco