FOTO/ Gjenden tre skelete poshtë kishës 300 vjeçare në Alamo

FOTO/ Gjenden tre skelete poshtë kishës 300 vjeçare në Alamo

10:30, 17/12/2019
A+ Aa A-

Mbetjet e tre personave janë gjetur nga arkeologët në Alamo pranë një ambienti historik ku dikur kryheshin ceremoni të ndryshme fetare.

Trupi i një foshnje, një adoleshente dhe një të rrituri u gjetën gjatë eksplorimit të dhomës së varrosjes së murgjve dhe qendrës së kishës në Teksas.

Në momentin kur po bëhej rinovimi i godinës, arkeologët kanë ndeshur skeletet dhe nisën analizimin e tyre për të mësuar më shumë rreth historisë.

Ekspertët po punonin përreth kishës, Alamo për të instaluar pajisje për monitorimin e lagështisë dhe gjetjen e themeleve të strukturës 300-vjeçare, kur edhe bënë zbulimet. 

'Mbetjet e hasura duket se tregojnë për një adoleshenti, një foshnje dhenjë personi në moshë të rritur’, shpjegoi Zyra e Përgjithshme e Tokës në Teksas dhe Komiteti Këshillimor Arkeologjik i Misionit Alamo në një deklaratë. 

Mbetje të tjera njerëzore në këtë zonë u gjetën gjithashtu në vitet 1995 dhe 1989.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco