VIDEO/ Çfarë i dhuruan Ishullit të Pashkëve këto skulptura unike?

VIDEO/ Çfarë i dhuruan Ishullit të Pashkëve këto skulptura unike?

15:36, 16/12/2019
A+ Aa A-

Ishulli i Pashkëve në Polinezi është i famshëm për figurat e tij të gdhendura misterioze të njohura si Moai, për të cilat banorët autokton Rapanui besuan se ndihmuan ushqimin të rritej në tokë.

Tani analiza e re e statujave ku u krijuan më shumë se 90 për qind e monolitëve Rano Raruko sugjeron që ato mund të kenë qenë të drejta. 

Në një studim pesë-vjeçar të dy monumenteve të Moai në qendër të Rano Raruko, ekspertë të UCLA zbuluan se vetë procesi i gdhendjes, i cili u zhvillua gjatë shekujve 13-16, e ktheu guroren në një oaz bujqësor.

Analiza e kimikateve në tokën përreth Moai zbuloi se toka ishte shumë më pjellore se kudo tjetër në ishullin Polinezian.   

Moai u krijuan në Rano Raruko para se të zhvendoseshin diku tjetër në ishull, përveç disave që qëndruan në vend për qëllime ceremoniale. Në raste mendohet se vetë toka ku këto statuja qëndrojnë është e ushqyeshme gjithsesi ende s’përjashtohet mundësia se në këtë fenomen kanë ndikuar edhe këto statuja.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco