FOTO/ Qentë zbulojnë skeletin e fosilit 2 metër të epokës së dinozaurve

FOTO/ Qentë zbulojnë skeletin e fosilit 2 metër të epokës së dinozaurve

15:12, 16/12/2019
A+ Aa A-

Një burrë i cili ishte duke shëtitur qentë e tij tregon se ka hasur në një skelet 65 milionë vjeçar në një plazh të Somerset falë nuhatjes së fortë të qenve të tij.

Jon Gopsill, 54 vjeç, ishte duke ecur me dy kafshët e tij shtëpiake në bregdetin e Stolford, Somerset të shtunën, kur hasi në një kockë që doli të ketë qenë pjesë e një fosili të gjatë thuajse dy metër, të ekspozuar dukshëm nga stuhitë e fundit.

Gopsill, një arkeolog amator, beson se fosili është i rendit parahistorik të krijesave të detit me porozë të njohur si ichhyosaurs që kanë jetuar gjatë periudhës Jurassic.  

Dr. Mike Day, kurator në departamentin e Shkencave të Tokës në Muzeun e Historisë Natyrore, konfirmoi se skeleti ka të ngjarë t'i përkasë një ichthyosaur-i.

'Duke parë këtë ekzemplar, bazuar në numrin e eshtrave në vozë pektorale, mungesën e dukshme të një brezi pelviku, si dhe pjesën dalluese të kurrizit, kjo ka të ngjarë të jetë mbetjet e një ichthyosaur,"ai tha.

"Sidoqoftë ende nuk është e mundur të identifikohet lloji i saktë i ichthyosaur".

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco