FOTO/ 43 vjeçari maskohet si e ëma për një arsye të fortë…

FOTO/ 43 vjeçari maskohet si e ëma për një arsye të fortë…

13:52, 16/12/2019
A+ Aa A-

Të provosh dhe të dështosh në përpjekje për të përfituar patentën e qarkullimit nuk është një ndjesi edhe shumë e mirë madje kjo mund të jetë jashtëzakonisht zhgënjyese, kështu që një djalë vendosi të futej për nënën e tij pas tre përpjekjeve të saj të pasuksesshme duke menduar se kështu do të mund ta ndihmonte sado pak atë.

Siç jeni ndoshta të vetëdijshëm, testet e vozitjes së një makine nuk janë diçka që thjesht mund t'i dorëzoni dikujt tjetër për të përfunduar çdo detyrim ligjor dhe kështu në fund të filloni drejtimin e makinës.

I gjithë qëllimi i provimit është të vërtetojë se jeni mjaft i mirë për të qenë në krye të një automjeti, kështu që të kesh patentën e marrë nga dikush tjetër dhe të jesh ti ai që drejton mjetin me siguri nuk është maksimumi e madje edhe jeni duke shkelur ligjin dhe duke thyer rregullat e qarkullimit.

Pasi dështoi tri herë testin e saj të makinës, megjithëkëtë, 60-vjeçarja Maria vendosi ta linte djalin e saj Heitor Schiave të merrte përsipër testimin e saj për patentën pavarësisht faktit se ajo ishte një ide imorale dhe e rrezikshme.

Ngjarja është zhvilluar në Brazil ku edhe i riu është maskuar si nëna e tij. Fatkeqësisht burri është dalluar nga drejtuesi i testit të praktikës dhe është dërguar prej tij në rajonin policor.

    Marrë nga: www.unilad.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco