FOTO/ ‘Njeriu i palosur’ më në fund mund të qëndrojë drejt

FOTO/ ‘Njeriu i palosur’ më në fund mund të qëndrojë drejt

11:57, 16/12/2019
A+ Aa A-

Një pacient i quajtur edhe si 'njeriu i palosshëm' më në fund mund të qëndrojë përsëri në këmbë pas operacionit që i ndryshon jetën plotësisht.

Li Hua, nga provinca Hunan e Kinës, thuhet se ka jetuar me shpinën e tij të shtypur ngjitur me kofshët e tij për dy dekada.

46-vjeçari u diagnostikua me spondilit ankilozues (AS) në 1991 në moshën 18 vjeç, pretendojnë mediat kineze. 

Pas një serie operacionesh me rrezik të lartë ai ka qenë në gjendje të qëndrojë plotësisht drejt për herë të parë në 28 vjet. 

Mjekët që trajtuan Hua i cili luftoi për të ngrënë ose pirë para operacionit të tij shpresojnë se ai do të mund të ecë pa ndihmë në tre muajt e ardhshëm të jetës së tij.

Gjendja e Hua u përkeqësua në pesë vitet e kaluara. Ai mati lartësi vetëm 90 cm për shkak të shtyllës kurrizore të tij. 

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco