VIDEO/ Duken të neveritshme në pamje, por çfarë janë?

VIDEO/ Duken të neveritshme në pamje, por çfarë janë?

10:53, 16/12/2019
A+ Aa A-

Pamjet që shikoni në këto video nuk janë çfarë realisht jemi duke parë në to. Duken të neveritshme por në realitet janë ëmbëlsira të mrekullueshme.

Njëra prej tyre duket si një tavëll e ndotur me cigare të fikura në të por realisht është një tortë me shumë shije. Një tjetër duket si një pjatë e mbushur me krimba dhe gjëra të tjera të neveritshme. Por janë të gjitha bërë me sheqer dhe shurup.

E kishit imagjinuar një ëmbëlsirë e cila ngjan me fasule? Epo ekziston edhe një e tillë. Apo edhe një ëmbëlsirë e cila ngjan me një copë fileto mishi.

Por ka edhe kuzhinierë e pastiçjerë të tjerë të talentuar të cilët krijojnë ëmbëlsira më ngjashmëri të jashtëzakonshme me objekte të caktuara si për shembull një çantë Gucci ku mund të shikoni edhe në detaje krijimin e saj prej fillimit në fund.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco