FOTO/ Zbulohen ciklone në madhësinë e një shteti në planetin e gaztë

FOTO/ Zbulohen ciklone në madhësinë e një shteti në planetin e gaztë

10:29, 15/12/2019
A+ Aa A-

Misioni Juno i NASA-s zbuloi një ciklon të ri në përmasat e Teksasit gjatë një fluturimi të afërt drejt Jupiterit në nëntor.

Gjiganti i gaztë tashmë është shtëpia e disa cikloneve madhështore, dhe kjo stuhi e zbuluar rishtas do të ofrojë edhe më shumë pasqyrë në atmosferën e Jupiterit.

Kamerat e Juno dalluan ciklonet gjigante të mbledhura në polet e Jupiterit menjëherë pas mbërritjes së saj në korrik 2016 nëntë në veri dhe gjashtë në jug. 

Cikloni qendror ishte po aq i madh sa Shtetet e Bashkuara.

Pesë ciklonet gjigante dukej se ishin përqendruar në polin e jugut, duke mbajtur formim të ngushtë dhe të qëndrueshëm rreth një cikloni të gjashtë qendror dhe duke mos lejuar ciklonet e tjerë të afërt të bashkoheshin.

    Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco