'Simfonia e Dhjetë' e Beethoven përfundon përmes inteligjencës artificiale

'Simfonia e Dhjetë' e Beethoven përfundon përmes inteligjencës artificiale

14:56, 13/12/2019
A+ Aa A-

Simfonia e dhjetë e pambaruar e Ludwig van Beethoven do të përfundojë më në fund duke përdorur inteligjencën artificiale për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së tij vitin e ardhshëm.

Në disa shënime të shkruara në fletoren e tij janë të gjithë kompozimet që kanë mbetur nga kompozitori gjerman para vdekjes së tij në 1827.

Tani, një ekip muzikologësh dhe programuesish po garojnë për të përfunduar një version të pjesës duke përdorur një program kompjuterik të sofistikuar për të parashikuar atë që kishte planifikuar Beethoven.

"Progresi ka qenë mbresëlënës, edhe pse teknologjia ka ende përparime për të bërë”, tha Christine Siegert, drejtuese e arkivave në Beethoven House në qytetin e lindjes së kompozitorit në Bon.

Siegert tha që ajo ishte 'e bindur' që Beethoven do ta kishte aprovuar pasi edhe ai ishte një novator në atë kohë, duke përmendur kompozimet e tij për panharmonicon një lloj organi që riprodhon tingujt e instrumenteve të erës dhe të goditjes.

Dhe ajo këmbënguli që puna nuk do të ndikonte në trashëgiminë e tij sepse ajo kurrë nuk do të vlerësohej si pjesë e kompozimeve të tij.

Rezultati përfundimtar i projektit do të kryhet nga një orkestër e plotë në 28 Prill të vitit të ardhshëm në Bon, një qendër festive për një kompozitor që përcaktoi epokën romantike të muzikës klasike. 

Beethoven, është figura më e famshme në muzikë në Gjermani, dhe është aq i dashur në atdheun e tij, sa është një detyrë për të gjithë të mundësohet përfundimi i veprës.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco