Fotografitë më të mira shkencore për 2019-tën

Fotografitë më të mira shkencore për 2019-tën

13:06, 13/12/2019
A+ Aa A-

Tre pikat e naftës në kërcim që tregojnë fizikën kuantike në veprim. Një peshk klloun që shikon nga tentakulat e një anemoni deti të prekur nga ndryshimi i klimës. 

Një re në formë koni, që ngrihet mbi një kodër në Yukon, Kanada. Peshku i cili kalon në ligatinat e Hong Kongut. Një fenomen i rrallë hënor në Bjellorusi.

Këto janë disa nga imazhet fituese në konkursin e pestë të Botimeve të Shoqërisë Mbretërore, i cili feston arritjet në fotografinë shkencore.

"Droplets Quantum" të doktor Aleks Labuda u kurorëzua fituesi i Konkursit të Fotografisë botuar në Royal Society.

Në vitin e tij të pestë, konkursi "feston fuqinë e fotografisë në kapjen e fenomeneve shkencore" dhe njeh rolin që imazhet mund të luajnë në bërjen e shkencës më të arritshme.

Imazhi i vendit të parë të këtij viti që tregon pikat e naftës që kërcejnë vazhdimisht mbi një pjatë petri me vaj vibrues u mor nga fizikani, Dr. Aleks Labuda.

"Fade to White" e Morgan Bennett-Smith tregon një peshk klloun me tentakulat e një anemoni deti zbardhues në Thuëal, Arabia Saudite.

Fizikani francez Louis de Broglie së pari doli me këtë teori në 1927, duke sugjeruar se grimcat kuantike janë njëkohësisht grimca dhe valë.

    Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco