FOTO/ Nëna e 16 fëmijëve tregon shpenzimet e familjes për Krishtlindje

FOTO/ Nëna e 16 fëmijëve tregon shpenzimet e familjes për Krishtlindje

12:29, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një nënë e gjashtëmbëdhjetë fëmijëve ka zbuluar sasinë mahnitëse të ushqimit që familja e saj gjigante do të hajë këtë Krishtlindje. 

Jeni Bonell dhe burri i saj Ray, nga Queensland, Australi, thanë që familja e tyre e madhe gllabëron 11 kg proshutë, 3 kg gjeldeti, tre pula të gatuara dhe 6 kg karkaleca deti të freskëta për drekën e Krishtlindjes. 

Gjithashtu në menunë për "familjen më të madhe të Australisë" ka edhe 4 kg sallatë me patate dhe një duzinë shishesh me pije joalkoolike. 

Për ëmbëlsirë, familja me 18 persona konsumon dy tasa të mëdha me puding, katër kg akullore dhe krem frutash.

Në kanalin e saj në YouTube, Jeni tregoi sesa kushton sezoni festiv në shtëpinë Bonell, e cila është e përbërë nga nëntë djem dhe shtatë vajza të moshës 29 deri në katër vjeç.

Ajo tha: "Midis dhuratave, ushqimit dhe dekorimeve Krishtlindjet tona kushtojnë diku midis $ 3000 - 5,000 dollarë”.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco