FOTO/ Vendi ku shqiponjave të ngordhura u jepet një jetë e re

FOTO/ Vendi ku shqiponjave të ngordhura u jepet një jetë e re

11:28, 13/12/2019
A+ Aa A-

Shqiponjat e ngordhura në Shtetet e Bashkuara përfundojnë të gjitha në një vend. Ato vijnë nga 50 shtete të ndryshme të botës dhe janë të paketuara në kuti. Në laboratorin ku përfundojnë, stafi është drejtpërsëdrejti përgjegjës për vlerësimin e tyre.

Për vendasit amerikanë shqiponjat janë vërtet të rëndësishme pasi janë simbol i përçimit të lutjeve të njerëzve si i vetmi shpend me aftësinë për të fluturuar në distanca shumë të largëta.

Në këtë laborator mbërrijnë thuajse 3000-4000 shqiponja në vit dhe njëra prej punonjëseve bën inventar për të paktën 25 shqiponja në ditë.

Këto shqiponja merren, analizohen, vendosen në ngrirje në temperatura shumë të ulëta për të shmangur dekompozimin dhe më pas mumifikohen për të dalë edhe në shitje.

    Marrë nga: www.bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco