Fosili i vjetër iu tregon shkencëtarëve informacione të reja mbi balenat

Fosili i vjetër iu tregon shkencëtarëve informacione të reja mbi balenat

10:57, 12/12/2019
A+ Aa A-

Studiuesit kohët e fundit kanë zbuluar një skelet i cili mendohet se është diçka e mesme mes bishtit të një balene dhe këmbëve të saj.

Ky fosil balene po ndihmon studiuesit të kuptojnë se si këta gjitarë kaluan nga ecja në tokë të thatë duke notuar në oqean.

Balenat  Cetacea janë krijesa plotësisht ujore por nuk ka qenë përherë kështu. 

Kthehemi në Eocene, një epokë gjeologjike që shkon nga 56 në 34 milionë vjet më parë, kur një grup balenash të hershme (protocetide) kaluan nga të jetuarit në tokë në një mënyrë jetese gjysmë ujore. 

Por në dallim nga balenat e ditëve moderne, ato nuk mbështeteshin në bisht për shtytje, por notonin dhe ecnin me një gjymtyrë.

Një studim që përshkruan një specie protocetidesh të zbuluar rishtas, Aegicetus gehennae, është eureka e studiuesve të cilët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se si këto gjallesa me gjymtyrë, u kthyen në amfibë me aftësinë e vetme, lundrimin.

Image

Marrë nga: www.zmescience.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco