Fshati italian që feston shëmtinë

Fshati italian që feston shëmtinë

09:28, 12/12/2019
A+ Aa A-

E gjendur në një luginë midis Maleve Apenine dhe Detit Adriatik në Italinë qendrore, Piobbico është një fshat i bukur mesjetar, plot me ndërtesa prej guri të mëdha, të rrethuara nga pyje të harlisura. 

Por, me gjithë bukuritë e tij, Piobbico është i njohur për "shëmtinë" e banorëve të tij. Piobbico është bërë i njohur si kryeqyteti botëror i njerëzve të shëmtuar.

Që nga viti 1879, ky qytet me 2,000 persona ka qenë strehëza e ‘Club dei Brutti’ (Klubi i të Shëmtuarve), një shoqatë, anëtarët e së cilës besojnë se "një person është ai që është dhe jo ai që duket".

Sot, e ashtuquajtura "Shoqata Botërore e Njerëzve të Shëmtuar" numëron më shumë se 30,000 anëtarë në nivel global.

Vendasit e kthyen në misionin e tyre t’i kujtonin shoqërinë se bukuria e brendshme është më e rëndësishme sesa pamja fizike e një personi, dhe në vitin 2007, Piobbico zbuloi një statujë kushtuar njerëzve të shëmtuar në sheshin e fshatit.

Të dielën e parë të shtatorit, njerëzit mblidhen nga e gjithë bota për të marrë pjesë në Festivalin vjetor të njerëzve të shëmtuar në të cilin anëtarët zgjedhin presidentin e klubit. Kuptohet se është më i shëmtuari.

Marrë nga: www.bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco