Sot dhe nesër në qiell do të shfaqet, ‘Hëna e Ftohtë’

Sot dhe nesër në qiell do të shfaqet, ‘Hëna e Ftohtë’

13:57, 11/12/2019

Në Evropë, Hëna e Ftohtë do të fillojë në 6:12 të mëngjesit, por në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, për shembull, do të bjerë në 12:12 në ditën e 12-të të muajit të 12-të të vitit.

Nata e gjatë të dhjetorit sjell Hënën e Ftohtë në qiellin e natës. 

Çdo hënë e plotë ka një emër të ndryshëm në varësi të kohës së vitit në të cilin ndodh. 

Hëna e Korrjes është një nga shembujt më të njohur, që ndodh çdo vit rreth ekuinoksit vjeshtor. 

Hëna e plotë në dhjetor, megjithatë, ka pseudonimin Hëna e Ftohtë. 

Në vitin 2019, Hëna e Ftohtë bie nesër, të enjten 12 dhjetor, duke rastisur me një nga dushet më të bukur të meteorëve gjatë vitit. 

Origjina e emrave të dhënë për secilën hënë të plotë daton nga amerikanët vendas. 

Hëna, në të vërtetë, do të shfaqet mbi horizont pak para perëndimit të diellit, sot, 11 dhjetor, për t’u zhdukur pas agimit të ditës tjetër. 

Kjo është për shkak të trajektores së saj të lartë në qiellin e dimrit në të njëjtën kohë kur dielli është më i ulët.

Marrë nga: www.meteoweb.eu-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco