FOTO/ Kafeneja më e bukur në botë ku do e harronit kafen

FOTO/ Kafeneja më e bukur në botë ku do e harronit kafen

08:51, 11/12/2019
A+ Aa A-

Teksa ndodheni brenda ‘New York Palace Budapest’ (Kafeneja e Nju Jorkut në Budapest), ju mund të mendoni se keni hyrë aksidentalisht në ekuivalentin hungarez të Kapelës Sistine.

E ndërtuar në stilin e Rilindjes Italiane, me llambadarë që varen nga tavanet e larta të stolisura nga afresket spektakolare, është një nga kafenetë më të vjetra në Budapest, që daton 125 vjet më parë.

Duket më shumë si një pallat luksoz sesa një vend për të konsumuar një fetë tortë dhe një kafe.

Pasi të jeni ulur në një tryezë, ju ka të ngjarë të kaloni pjesën më të madhe të kohës duke admiruar kolonat e mermerit dhe engjëjt e thurur në tavan dhe shtylla, dhe natyrisht, do jeni vazhdimisht duke bërë fotografi.

Menuja përbëhet nga ëmbëlsirat më tradicionale të Hungarisë, duke përfshirë rreth 16 ëmbëlsira, por natyrisht, nuk është kuzhina për të cilën vijnë të gjithë këtu është ambienti i mrekullueshëm.

Dhe ndërsa është e qartë se biznesi po lulëzon sot, në shumë mënyra kafeneja më e famshme e botës nuk mund të largohet nga mishërimi i saj origjinal përmes investimeve të reja.

Historia e saj fillon në vitin 1894, kur ‘Ndërmarrja e Sigurimeve të Jetës në Nju Jork’ hapi selinë e saj evropiane në Budapest dhe vendosi të ndërtojë një kafene brenda saj.

Kafeneja ndodhet poshtë rrugës në Erzsebet korut, një nga bulevardet kryesore të Budapestit, dhe në ditët më të ngarkuara mirëpret rreth 2,000 klientë.

    Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco