Zbulohet afresku antik me majmunë, ja çfarë tregon për historinë

Zbulohet afresku antik me majmunë, ja çfarë tregon për historinë

14:57, 10/12/2019
A+ Aa A-

Një shkencëtare ka zbuluar një sekret në një afresk 3.500 vjeçar të majmunëve në Greqi dhe zbulimi tregon se kafshët në vizatim vinin nga 3,000 milje larg në atë që është Pakistani i sotëm.

Marie Nicole Pareja thotë se bishtat e majmunëve janë drejtuar lart, domethënë ata ishin më tepër vendas në Luginën e Indus sesa në Afrikën e Veriut ose në Lindjen e Mesme. 

Prandaj, argumenton ajo, tregtia midis lindjes dhe perëndimit përgjatë Rrugës së Mëndafshit duhet të ketë ndodhur edhe më herët, thuajse 1.500 vjet më parë nga sa mendohej. 

Duke folur për ‘The Times’, studiuesja e Universitetit të Pensilvanisë tha që zbulimi i saj tregoi sesi bota antike ishte 'e ndërlidhur'. 

"Kjo po na tregon se ajo që njerëzit më vonë e konsiderojnë Rrugën e Mëndafshit funksiononte edhe atëherë, të paktën indirekt," i tha ajo gazetës. 

'Ne flasim për Minoanët, për Egjiptianët, për popujt e Indusit, të gjithë sikur të jenë të ndarë. Por ata janë të ndërlidhur mes tyre'.

Ekspertët tregojnë se bishti që vinte nga lart, ishte dhurata e cila tregonte se kafshët kishin origjinën nga një rrugë e gjatë nga Santorini.

Afresket datojnë nga qytetërimi Minoan, i cili ishte i vendosur në Kretë, por u përhap në ishujt grekë si Santorini.  Majmunët blu janë ndër pjesët e shumta të artit Minoan të ruajtur në vendbanimin e epokës së bronzit të Akrotirit. 

I njohur si 'Pompeii i Egjeut', qyteti parahistorik u varros nën shtresa të trasha të hirit vullkanik gjatë një shpërthimi 3,700 vjet më parë.  

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco