Nataliya Kuznetsova është një bodybuilder dhe ka më shumë muskuj se burri i saj

Nataliya Kuznetsova është një bodybuilder dhe ka më shumë muskuj se burri i saj

10:57, 10/12/2019
A+ Aa A-

Një bodybuilder e kampionatit botëror ka thënë se nuk i intereson që burri i saj ka biceps shumë më të vogla se të sajat sepse kanë dashuri dhe mbështetje reciproke me njëri-tjetrin çka janë edhe të vetmet gjëra me rëndësi në një marrëdhënie të lumtur.

Rusja, Nataliya Kuznetsova, 28 vjeç, vjen nga qyteti Chita në rajonin jug-lindor rus të Oblastit Chita, filloi të shkojë në palestër në moshën 14 vjeç.

Babai i saj mendoi se duke u ushtruar e bija do kishte edhe më shumë vetëvlerësim, pasi ishte e imët dhe e ndrojtur si fëmijë para se të shkonte të bëhej kampione e rajonit të Zabaykalsky Krai në moshën 15 vjeç.

Nataliya Kuznetsova tha se kurrë nuk ëndërroi për një karrierë në sport, duke shtuar se trajneri i saj i parë në shkollë e ndihmoi atë të fillonte rrugën e Bodybuilding-ut ku edhe ka korrur shumë suksese së fundmi e ndër vite.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco