Gjendet anija romake nga koha e Jezu Krishtit

Gjendet anija romake nga koha e Jezu Krishtit

10:33, 10/12/2019
A+ Aa A-

Një përparim i madh arkeologjik është shënuar së fundmi pasi është zbuluar një varkë e cila lundroi mbi 2,000 vjet më parë në detin Mesdhe dhe tani ekspertët duan që ajo të zhvendoset nga fundi i oqeanit.

Një anije romake që daton në kohën e Jezu Krishtit është gjetur në një kërkim të madh arkeologjik dhe ka shënuar një përparim të dukshëm në histori.

Ajo u zbulua në brigjet e një ishulli grek dhe kishte disa ngarkesa të papritura për zbuluesit në bord. Varka mbahej poshtë me shporta druri të përdorura për të ruajtur verën dhe ushqimin.

Kontejnerët e ruajtur mirë, të njohur si amfora, me siguri po mbanin edhe vaj ulliri në to. Kavanozët janë analizuar nga ekspertë të cilët përcaktuan se kur ato u përdorën nga grekët dhe romakët.

Anija kuptohet se mat 34 m gjatësi dhe 13 m gjerësi. Studiuesit besojnë se anija ka qenë në aktivitet midis shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të parë pas Krishtit.

Dr. George Ferentinos i Universitetit të Patras është i ngazëllyer nga gjetja.

Mbeturinat u gjetën duke përdorur imazhe sonare për të kërkuar detin përreth ishullit të Kefalonisë, sipas Journal of Archaeological Science.ImageMarrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco