Si u krijuan vijat e çuditshme në hënën e Saturnit?

Si u krijuan vijat e çuditshme në hënën e Saturnit?

08:47, 10/12/2019
A+ Aa A-

Hëna e Saturnit, Enceledus është një nga çudirat më intriguese të Universit.  

Hëna e vogël, ndodhet vetëm rreth 300 milje larg dhe përmban një bërthamë shkëmbore dhe oqeane nën tokësore globale nën një guaskë të akullt. 

Shkencëtarët besojnë se bota e akullt e ujit mund të jetë një tjetër pikë e mundshme për jetën në sistemin tonë diellor.

Dhe përgjatë polit jugor, mund të shihen katër "shirita tigri".

Vijat janë çarje të mëdha që lejojnë që rrymat e ujit të kalojnë nëpër guaskën e akullt, duke krijuar pllaka që kanë intriguar shkencëtarët që kur anija ‘Cassini’ fluturoi përmes tyre në 2015.

"Për herë të parë nga misioni ‘Cassini’ në Saturn, këto vija nuk janë si asgjë tjetër e njohur në sistemin tonë diellor," tha Doug Hemingëay, autor i studimit në Institutin Carnegie.

"Ato janë paralele dhe të vendosura në mënyrë të barabartë, rreth 130 kilometra të gjata dhe 35 kilometra larg nga njëra-tjetra. Ajo që i bën ato veçanërisht interesante është se vazhdimisht po shpërthejnë akullin me ujë, madje asnjë planet apo hënë tjetër e akullt nuk ka diçka si ato".ImageMarrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco