Zbukurime miliona dollarëshe, kjo mund të jetë pema e Krishtlindjes më e shtrenjtë në botë

Zbukurime miliona dollarëshe, kjo mund të jetë pema e Krishtlindjes më e shtrenjtë në botë

08:56, 08/12/2019

Këtë Krishtlindje, vizitorët fatlumë në Kempinski Hotel Bahia, afër Marbella, Spanjë do të mrekullohen me pemën e hotelit, të zbukuruar me diamante, gurë të çmuar dhe bizhuteri të ndryshme me kosto të lartë.

Zbukuruar me diamante të kuq, të bardhë, rozë dhe të zinj, pema, e projektuar nga Debbie Ëingham, vlen një tronditëse 15 milionë dollarë.

Si dhe diamantet, pema ka edhe bizhuteri nga Bulgari, Cartier, Van Cleef & Arpels dhe Chanel, çokollata në 3D, pendë, vezë struci dhe shishe parfumesh.

Bredhi festiv i Kempinski është i fundit në një linjën e pakët por shumë të ndritshme të pemëve të dekoruara në mënyrë të pazakontë.

Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco