FOTO/ Zbulohet veza 1,700 vjeçare

FOTO/ Zbulohet veza 1,700 vjeçare

12:16, 06/12/2019
A+ Aa A-

'Artikujt e jashtëzakonshëm', përfshirë një vezë romake 1,700 vjeçare, e cila mund të përdorej në një ritual të fertilitetit, janë zbuluar në Buckinghamshire.

Arkeologët kanë studiuar artikujt e shekullit të tretë të zbuluar gjatë nëntë viteve në vendin e zhvillimit të banesave në Berryfields pranë Aylesbury.

Veza është objekti i vetëm i plotë i këtij lloji i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka të ngjarë të ruhet si rezultat i vendosjes në një gropë me ujë.

Ekipi gjeti katër vezë të plota në gropë, por pasi ishin aq të brishta tre prej tyre u thyen.

Biddulph e përshkroi atë si një 'koleksion të mrekullueshëm' të materialeve organike, përfshirë këpucë lëkure, veglat prej druri dhe një shportë shumë të rrallë.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco