Vendi ku ka diell dhe akull njëherësh

Vendi ku ka diell dhe akull njëherësh

08:55, 06/12/2019
A+ Aa A-

Në veriun e largët të Indisë, një shkretëtirë malore e ftohtë është sfondi mahnitës i një strukture të akullt të pashembullt. 

Kjo është një tokë ekstreme, ku reshjet e shiut janë të pakta dhe temperaturat shkojnë egërsisht nga të nxehta deri shumë më poshtë 0. 

Vendasit thonë se është vendi i vetëm në botë, ku një njeri, i ulur në diell mund të vuajë nga i nxehti dhe i ftohti në të njëjtën kohë.

Rajoni është Ladakh që do të thotë "tokë me ndryshime të larta" një hapësirë midis dy prej majave më të larta malore në botë, Himalajet dhe Kunlun.

Por ndryshimi i klimës po e bën këtë tokë edhe më të thatë, duke i lënë fermerët pa ujë në muajt e rëndësishëm të mbjelljes, prill dhe maj, menjëherë përpara se akullnajat të fillojnë të shkrihen në diellin e verës.

ImageMarrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco