FOTO/ Zbulohet mburoja 2000 vjeçare e Epokës së Hekurit

FOTO/ Zbulohet mburoja 2000 vjeçare e Epokës së Hekurit

15:41, 05/12/2019
A+ Aa A-

Një mburojë e Epokës së Hekurt, e gjetur në një gropë varri luftarak ishte një gjetje mbresëlënëse në Yorkshire në vitin 2017, dhe është duke u cilësuar si 'objekti më i rëndësishëm i artit kelt britanik’.

Gjetja paraqet edhe punimin e bërë të pikturuar në këtë mburojë bronzi.

Ky zbulim bën me dije se mburoja të tilla ishin thjesht dekorative.

Gjetja u zbulua afër qytetit Pocklington, së bashku me një qerre dhe mbetjet e dy kuajve, dy njerëzve dhe derrave të sakrifikuar gjatë ritualit. 

Mburoja mahnitëse, 75 cm u gjet në 'varrin e luftëtarit' të zbuluar në Pocklington, Yorkshire vitin e kaluar në një kantier ndërtimi të shtëpive Persimmone të quajtur "Mile".

Varri gjithashtu përmbante një karrocë të drejtë, dy poni të pozicionuar në një pozicion vallzimi, një karficë bronzi dhe të dhe objekte të tjera të çmuara.

Mburoja u gjet përballë në karrocë, e mbuluar nga skeleti i një njeriu i cili ka qenë dikur pronari i saj, i cili daton në vitet 320–174 para Krishtit.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco