Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

FOTO/ Bazuar në skeletet e tyre, si kanë qenë dinozaurët realisht?

FOTO/ Bazuar në skeletet e tyre, si kanë qenë dinozaurët realisht?

14:23, 05/12/2019
A+ Aa A-

Dinozaurët janë ilustruar gjithmonë si krijesa me strukturë të fortë kockore dhe nuk është fare çudi që edhe studiuesit analizojnë ato përmes strukturës së tyre kockore e përmes gjetjeve të bëra ndër vite të mbetjeve.

Palaeoartisti CM Kosemen beson se ka pasur më shumë dinozaurë në formë të butë sesa ishte përshkruar, përfshirë shtresa më të mëdha të yndyrës dhe zona të indeve të buta. 

Ai beson se Hollywood-i është fajtor kryesor për dhënien e imazhit të një përbindëshi kockor për dinozaurët.

Në një seri skicash Kosemen ka vendosur të bëjë rikthimin e imazhit të dikurshëm të këtyre kafshëve duke i ndërtuar ata në vizatim.

Një krijesë që ngjan me një mjellmë e thjeshtë me krahë pa pupla është paraqitur në tokë me një kurriz të lëmuar në një përfytyrim të ri, ndërsa një këlysh me pak gëzof tmerron me trupin e saj të ekspozuar.

Paleoartisti shpjegon se efekti i dinozaurëve vetëm me lëkurë dhe pa duar është krijuar nga Holliwoodi dhe filmat dhe se realisht shumë prej tyre mund të jenë të ngjashëm me çfarë ka bërë ai në këto skica.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco