VIDEO/ Ishte duke notuar, 9 vjeçarin e rrëzon peshkaqeni nga tavolina e surfit

VIDEO/ Ishte duke notuar, 9 vjeçarin e rrëzon peshkaqeni nga tavolina e surfit

10:50, 05/12/2019
A+ Aa A-

Videoja e GroPro tregon momentin e tmerrshëm kur një djalë nëntë vjeç u rrëzua nga tavolina e surfit prej një peshkaqeni të vogël në një plazh në Florida.

Chandler Moore është parë në video duke notuar në plazhin e Neë Smyrna ndërsa babai i tij, Shaun, e shikon atë nga afër. 

Chandler, i cili ka qenë duke bërë surf që kur ishte katër vjeç, bie prej tij, pasi një peshkaqen i vogël përplaset me të. 

Vogëlushi nuk u plagos gjatë provës dhe sipas babait të tij, ata nuk e kishin idenë se ishte një peshkaqen, derisa panë pamjet e marra nga GoPro e tyre, e cila ishte ngjitur në bordin e Chandler.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco