FOTO/ Nisma e dhurimit të flokëve, ja përse qeshin këta njerëz

FOTO/ Nisma e dhurimit të flokëve, ja përse qeshin këta njerëz

09:52, 05/12/2019
A+ Aa A-

Nëse dëshironi të ndryshoni pamjen tuaj, por jeni duke hezituar, dhurimi i flokëve tuaj duke e ditur që do t'i sjellë rehati dikujt tjetër mund të jetë motivi që ju nevojitet. 

Në Bored Panda, gjetëm këto fotografi të shkëlqyera të njerëzve që dhuruan flokët e tyre për bamirësi dhe që bëjnë paruke për njerëzit (shpesh fëmijë dhe të rinj) që kanë humbur flokët për shkak të trajtimit të kancerit ose edhe për shkaqe të tjera.

Marrja e një paruke si dhuratë mund të sjellë siguri dhe normalitet për fëmijët që janë duke luftuar me humbjen e flokëve të tyre, dhe për fat të mirë, flokët janë të ri kthyeshme dhe këta njerëz veçse janë duke bërë mirë për pacientët e sëmurë nuk po shkaktojnë asnjë dëm në veten e tyre.

Hayley Pritchard, një parukiere nga Liverpooli, në Mbretërinë e Bashkuar, i thotë Bored Panda se ajo mendon se rritja e reklamave për dhurimin e flokëve inkurajon më shumë klientë që të zgjedhin këtë rrugë. 

"Në vitet e fundit, njerëzit bëjnë ndryshime të shumta në pamje, por fillimisht nuk do u shkonte aspak në mendje dhurimi i tyre. Por sot me kaq shumë reklamë edhe publicitet shumë janë ndërgjegjësuar për këtë gjë, flokët mund të dhurohen për njerëz në nevojë si janë edhe të sëmurët me kancer”, thotë ajo.

Parukjerja pëlqen të shohë ndryshime pozitive si këto të dorës së parë: “Për sa kohë që klienti është i përgatitur mirë, deri tani kemi pasur gjithmonë një reagim shumë pozitive nga ana e tyre”. 

Një ndryshim është gjithmonë tronditës për të gjithë, por me flokët e tyre të shkurtër klientët duken vërtet të lumtur dhe me siguri prej gjestit që janë duke bërë. 

    Marrë nga: www.boredpanda.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco