FOTO/ 120,000 dollarë për bananen e ngjitur në mur

FOTO/ 120,000 dollarë për bananen e ngjitur në mur

08:14, 05/12/2019
A+ Aa A-

Një banane, e ngjitur në mur doli në shitje në Art Basel Miami Beach këtë javë me çmim 120,000 dollarë. 

Dhe, sipas faqes së internetit të tregut të artit Artnet, dy nga tre edicionet tashmë janë shitur, dhe vlera tani shkon për 150,000 dollarë.

Punimi, nga Maurizio Cattelan, u paraqit të mërkurën nga Perrotin, një galeri arti bashkëkohor e themeluar në Paris që ka pasur një lidhje të gjatë me artistin italian.

Është kontributi i parë i Cattelan në një panair arti në 15 vjet, tha galeria. Titulli "Komedian", përfshin një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami dhe një raft me libra.

Blerësit e mundshëm duhet të kenë parasysh që nuk ka udhëzime të qarta se çfarë duhet të bëjnë nëse bananet fillojnë të dekompozohen.

ImageMarrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco