VIDEO/ Karrigia që të bën të ndihesh si në hapësirë

VIDEO/ Karrigia që të bën të ndihesh si në hapësirë

08:53, 03/12/2019
A+ Aa A-

Karriget TRV, janë të afta të rrotullojnë njerëzit në 360 gradë, duke krijuar ndjesinë sikur ndodhesh në një qendër hapësinore.

Ajo përmban një rrip sigurimi i cili kalon nëpër shpatulla dhe po ashtu ka edhe shirita rreth kyçeve të këmbëve, dhe e gjitha mund të rrotullohet sikur të ndodheshit në hapësirë.

Në fakt, është një trajtim i avancuar që përdoret për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vertigo ose marramendje. Pasi çdo vit, rreth 20 për qind e popullsisë vuajnë nga problemet me marrjen e mendjes.

Ndonjëherë kjo lidhet me një infeksion të thjeshtë viral ose bakterial të labirintit qendra e ekuilibrit në veshin e mesit.

Ky infeksion, i quajtur labyrinthitis, normalisht do të pastrohet në kohë, megjithëse mund të zgjasë muaj. 

Sidoqoftë, format e tjera të vertigos mund të jenë të përsëritura madje të përhershme, dhe mund të bëhen edhe më keq me kalimin e kohës sqarojnë studiuesit.

Deri pak kohë më parë, Jacqui, 63, do kalonte shumë ditë duke mos mundur të ecte për shkak se rrezikonte humbjen e ekuilibrit dhe duket se ky mjet ndihmon në qetësimin e gjendjes.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco