Një relikt druri që i përket Jezusit, i kthehet Bethlehemit

Një relikt druri që i përket Jezusit, i kthehet Bethlehemit

14:21, 02/12/2019
A+ Aa A-

Jeruzalemi është vendi ku Bibla ‘ka ardhur’ në jetë dhe ku pelegrinët vijnë rregullisht për të kuptuar historinë e saj. Qyteti i vjetër njihet për Judaizmin dhe Kristianizmin.

Një fragment druri që besohet se i përket djepit të Jezusit është kthyer në Tokën e Shenjtë para Krishtlindjes.

Relikti i vogël vetëm disa centimetra u mor për herë të parë nga Lindja e Mesme në shekullin e VII, kur Shën Sophronius, Patriarku i Jeruzalemit, ia dhuroi Papës Theodhor I.

Ajo ka qëndruar në Bazilikën e Romës të Santa Maria Maggiore-s deri tani.

Relikti prej druri mbërriti të shtunën në shtëpinë e tij të përhershme në Betlehem në kohë për fillimin e sezonit të Krishtlindjeve. 

Shumë të krishterë thonë se kjo përfaqëson thelbin e besimit të tyre.

"Më prek aq thellë, aq thellë sepse me të vërtetë mund ta gjej fëmijën e vogël Jezus brenda, me të vërtetë mund ta gjej praninë e tij dhe është sikur djepi të shkojë në zemrën time", tha Barbara Boterberg për CNN.

Boterberg, një e krishterë që jeton në Izrael, thotë se ajo është lutur për 40 vjet që të shohë një pjesë të krevatit të Jezuit në vendin e tij të ligjshëm në Lindjen e Mesme.

Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco