Lajmi i fundit

Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndryshimet klimaterike bëjnë bashkë 50 liderë botërorë

Ndryshimet klimaterike bëjnë bashkë 50 liderë botërorë

13:54, 02/12/2019
A+ Aa A-

Udhëheqësit politikë dhe diplomatët e klimës po takohen në Madrid për dy javë bisedime për shkak të një krize klimatike në rritje.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të KB Antonio Guterres, "pika e kthimit nuk është më në horizont".

Ndërkohë, Save the Children thotë se tronditjet e mëdha klimatike kanë lënë miliona njerëz të përballen me urinë në Afrikë.

33 milionë njerëz janë në nivele emergjente të pasigurisë ushqimore për shkak të cikloneve të vazhdueshme dhe thatësirave po ashtu.

Temperatura mesatare e sipërfaqes në botë po rritet me shpejtësi sepse aktivitetet njerëzore lëshojnë gazra serë siç është dioksidi i karbonit (CO2). 

Këto gaze bllokojnë nxehtësinë në atmosferë, ashtu si çatia e qelqit e një serë.

Kjo konferencë e palëve do të mbahej në Kili por u anulua nga qeveria për shkak të disa javëve shqetësimesh civile.

Pastaj Spanja hyri në pritje të këtij aktiviteti, i cili do të ketë 29,000 të pranishëm gjatë dy javësh bisedime.

Ky takim në Madrid sinjalizon fillimin e bisedimeve të furishme 12 mujore që do të arrijnë kulmin në Glasgow me COP26 në nëntor të vitit të ardhshëm. Rreth 50 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në takim në kryeqytetin spanjoll.

Marrë nga: www.bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco