VIDEO/ Binjakët i shprehin dashurinë njëri-tjetrit, mahnitet nëna

VIDEO/ Binjakët i shprehin dashurinë njëri-tjetrit, mahnitet nëna

12:48, 02/12/2019
A+ Aa A-

Nëna e re e dy djemve binjakë ka treguar sa shumë është emocionuar kur ka parë një video e cila ka filmuar gjatë natës dy fëmijët e vegjël që luajnë dhe argëtohen me njëri-tjetrin teksa ngrihen në këmbë në buzë të krevatit të tyre.

Laura Dalton, 28 vjeçe nga Ellon, Aberdeenshire, sapo kishte vendosur vëllezërit 18 muajsh Jakob dhe Noah Cantlay në gjumin e pasdites javën e kaluar kur edhe është afruar në ekran për të parë nëse ata po flinin apo jo.

Pamjet ngrohin vërtet zemrën sepse tregojnë dy djemtë e vegjël ngritur në majë të gishtërinjve mbi shufrat e krevateve dhe fillojnë vendosin krahët qark njëri-tjetrit në një përqafim të ngrohtë dhe duket sikur tentojnë edhe të komunikojnë mes tyre.

'Ata kanë një lidhje të shkëlqyeshme. Edhe pse shpesh luftojnë për lodrat është bukur të dish që e duan njëri-tjetrin. Nuk mund ta besoja kur i pashë duke u përqafuar në monitor’, tregon nëna e re.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco