VIDEO/ Rrezikon jetën me skateboard në 45 metër lartësi

VIDEO/ Rrezikon jetën me skateboard në 45 metër lartësi

11:46, 02/12/2019
A+ Aa A-

Një skateborder i patrembur ka performuar kthesa të guximshme në rampën e ngushtë të betonit të një ure që qëndronte pezull në lartësi 45 metër nga toka.

Sandro Dias, 44 vjeç, i njohur si Mineirinho, kreu truqet në Urën Estaiadinha në Sao Paulo, Brazil të martën e kaluar.

Në pamjet, e filmuara nga Red Bull, Dias shihet duke përdorur një strukturë të lakuar prej betoni në kullën e urës së pezullt duke bërë disa lëvizje të frikshme në të.

Rampa e improvizuar, e cila duket se është rishfaqur për këtë rast, është 3 metra e gjerë dhe 6 metra e lartë, një hapësirë e ngushtë në atë lartësi marramendëse.

Në video ai duket teksa kalon nga njëri kënd i rampës në tjetrin ndërsa makinat kalojnë poshtë saj vazhdimisht.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco