Yje që bien, solstici i dimrit/ Cilat janë ngjarjet astronomike që rezervon muaji dhjetor 2019-të?

Yje që bien, solstici i dimrit/ Cilat janë ngjarjet astronomike që rezervon muaji dhjetor 2019-të?

14:50, 01/12/2019
A+ Aa A-

Dhjetori është muaji i 12-të i vitit sipas kalendarit Gregorian dhe muaji i parë i dimrit në hemisferën boreale (verë në hemisferën jugore). Le të zbulojmë se cilat ngjarje astronomike na rezervon dhjetori.

Dielli lëviz nga konstelacioni Ofikius tek Shigjetari më 18-të.

Kujtojmë se pavarësisht besimit popullor, Saint Lucia (13 dhjetori) nuk është "dita më e shkurtër që ekziston": dita më e shkurtër e vitit është Dita e Solsticit, fillimi i dimrit astronomik, i cili këtë vit bie më 22 dhjetor (ora 05:19 me orën evropiane).

Lidhur me mundësinë tonë të vëzhgimit të planetëve të sistemit Diellor, Mërkuri mund të admirohet para lindjes së Diellit në horizontin lindor, pjesën tjetër të ditës e natës do të jetë i padukshëm.

Venusi do të jetë i dallueshëm për syrin e njeriut pas perëndimit të diellit në horizontin jug-perëndimor. 

Marsi është i dukshëm në horizontin lindor para agimit. 

Jupiteri është i padukshëm për shkak të afërsisë me Diellin. 

Saturni mund të admirohet pas perëndimit të Diellit në horizontin jug-perëndimor.

Urani (i dukshëm përmes teleskopit) arrin kulmin në jug në orët e para të natës, pastaj zhvendoset në horizontin jugperëndimor. 

Neptuni (i dukshme me anë të një teleskopi) mund të shihet në jugperëndim në pjesën e parë të natës.

Kombinimet e dukshme : Venus-Saturn 11 dhjetor; Hëna-Mars 23 dhjetor; Hëna-Saturni 27 dhjetor; Hëna-Venusi më 29 dhjetor.

Në dhjetor do ketë edhe një dush meteorësh më i pritur është pa dyshim ai i Geminids, i krahasueshëm me Perseids të gushtit.

Periudha e dukshmërisë më të mirë është 10 dhe 15 dhjetor dhe kulmi i këtij viti do të jetë natën midis 13 dhe 14 dhjetorit.

Në dhjetor rikthehen protagonistë yjësitë e mëdha të dimrit: Qasja në jugperëndim e Bricjapit, Ujorit dhe Peshqve, që zëvendësohen në juglindje nga Orioni, Binjakët dhe Demi.

Në perëndim ne ende mund të vëzhgojmë katërkëndëshin e madh të Pegasus, Andromedën, Perseus, Dashin. Në lindje ne admirojmë Gaforren dhe Luanin.

Në veri, mund të dallojmë Cassiopea, Cefeo dhe Ariun e Madh.

ImageMarrë nga: www.meteoweb.eu-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco