VIDEO/ Të ndërtosh 'shtëpi' për zogjtë prej 58 vitesh

VIDEO/ Të ndërtosh 'shtëpi' për zogjtë prej 58 vitesh

15:43, 29/11/2019
A+ Aa A-

Teng Lanh Foo i adhuron zogjtë ndaj edhe ka bërë fole për ta prej 58 vjetësh si edhe është pronar i një rrjeti dyqanesh me kafaze zogjsh në Singapore. Ai rrëfen se bën një punë vërtet të bukur dhe sfiduese por prej së cilës nuk lodhet.

‘Zogjtë janë dashuria e jetës sime, çdo problem që kam ua them atyre', tregon Teng.

Teng tregon se kur ishte i vogël një shok i dhuroi një zog por ai nuk kishte mundësi të blinte një kafaz ndaj edhe u detyrua ta ndërtonte vetë një të tillë.

Prej atëherë nuk ka rreshtur së ndërtuari 'shtëpi për zogj'...Ai është edhe fitues i shumë medaljeve për këtë mjeshtëri të cilën e ka kultivuar me durim ndër vite.

Marrë nga: www.greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco