Njeriu kur vdes e di, madje dëgjon edhe kur shpallet ‘i vdekur’

Njeriu kur vdes e di, madje dëgjon edhe kur shpallet ‘i vdekur’

09:49, 28/11/2019
A+ Aa A-

Studimet sugjerojnë se vetëdija jonë vazhdon të jetë aty edhe pasi vdesim, që do të thotë se ne mund të dëgjojmë të tjerët kur na shpallin të vdekur.

Kur vdisni e dini se keni vdekur sepse truri vazhdon të funksionojë dhe ju e dini se çfarë po ndodh përreth jush të paktën edhe për disa sekonda.

Ekspertët mjekësorë kanë debatuar gjatë se çfarë ndodh kur një person vdes, dhe kanë tentuar të sjellin prova të ndryshme disa prej të cilave janë paraqitur edhe në filma të tillë si ‘Flatliners’ që eksplorojnë të panjohurën.

Por një studim sugjeron që vetëdija e një personi vazhdon të punojë edhe pasi zemra e tyre ndalon së rrahuri dhe lëvizjet e trupit të tyre ndalojnë.

Do të thotë se ata në thelb janë 'bllokuar' brenda trupit të tyre të vdekur me trurin që ende funksionon edhe pse e për një kohë të shkurtër.

Të mbijetuarit e arrestit kardiak ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte rreth tyre, ndërsa ata ishin 'të vdekur' para se të 'ktheheshin në jetë' përsëri, zbuloi studimi.

Edhe më tronditëse, ka disa prova që sugjerojnë se të ndjerët madje mund ta dëgjojnë veten duke u shqpallur të vdekur nga mjekët.ImageMarrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco