VIDEO/ ‘Foshnja Batman’ tenton transformimin e pamjes…

VIDEO/ ‘Foshnja Batman’ tenton transformimin e pamjes…

08:56, 28/11/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti dramatik që një nënë nga Florida e sheh shenjën e lindjes së 'maskës Batman' të fëmijës së saj, teksa fillon të zhduket pas një terapie fotodinamike e cila ndihmon në pastrimin e fytyrës nga pullat e nevusit si edhe njihen ndryshe këto shenja.

Carol Fenner, 36 vjeç, e mban fëmijën e saj Luna ndërsa kirurgu, Pavel Popov hoqi një fashë në ballin e saj në videon ekskluzive.

Kjo ishte pjesa e parë e fytyrës së saj që u trajtua me terapi fotodinamike dhe zona pastrohet nga shenja pushtuese e nevusit.

Para dhe pas fotografitë tregojnë ndryshimin e jashtëzakonshëm dhe ndryshe nga trajtimet alternative, procedura ka qenë komplet pa dhimbje për Lunën.

"Ky rezultat në ballin e Lunës është i mahnitshëm dhe unë tani jam 100 për qind e sigurt se bëra shumë mirë që e ndërmorra këtë udhëtim me vajzën time," tha ajo

'Kjo është dhurata më e mirë e mundshme e Krishtlindjes për familjen tonë dhe ajo ka ardhur herët falë Dr Popov.

"Kjo na bën të ndiejmë mrekullinë e Krishtlindjes", ka treguar nëna e re mes emocionesh.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco