Mahnit rrjetin me fotografitë e zogjve në fluturim

Mahnit rrjetin me fotografitë e zogjve në fluturim

15:11, 27/11/2019
A+ Aa A-

Një fotograf spanjoll ka arritur të mrekullojë botën në median online me serinë e tij të jashtëzakonshme të imazheve që kapin tufat e zogjve në mes të fluturimit.

Xavi Bou, jeton dhe punon në Barcelona, përdor teknikën e një lëvizje prej disa sekondash të aparatit për të krijuar fotografi mahnitëse për projektin e tij të quajtur, Ornitographies, i cili ka filluar që nga viti 2012.

Në faqen e tij të internetit, Bou shpjegon procesin e përdorur dhe që qëndron pas punës së tij, duke thënë se projekti është një ekuilibër midis 'artit dhe shkencës' që buron nga 'pasioni i tij' i madh për zogjtë.

    Marrë nga: www.ladbible.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco