Një kafkë e porsa zbuluar dinozauri 'tregon' fakte të reja për kolosët e historisë

Një kafkë e porsa zbuluar dinozauri 'tregon' fakte të reja për kolosët e historisë

14:46, 27/11/2019
A+ Aa A-

Analiza e re e kafkës së një Styracosaurus-i ka bërë që shkencëtarët të vënë në dyshim një teori të mëparshme se të gjithë dinozaurët kishin fytyra simetrike.

Kafka e ruajtur mjaft mirë u zbulua në vitin 2015 nga Scott Persons asokohe student i diplomuar në Universitetin e Albertës gjatë një ekspedite në veriperëndim të Parkut Provincial Dinozaur në Kanada. 

Kafka është nga një Styracosaurus një dinozaur me brirë mbi pesë metra në gjatësi i cili shëtiste Tokën rreth 75 milion vjet më parë.

Analiza e kafkës nga paleontologët në Universitetin e Albertës tani ka zbuluar se brirët e Styracosaurus ishin asimetrike.

Kjo ka implikime të rëndësishme për mënyrën sesi paleontologët identifikojnë speciet e reja të dinozaurëve.

"Kur pjesët e njërës anë të kafkës mungonin, paleontologët kanë supozuar se pala e zhdukur ishte simetrike me atë që ishte ruajtur," tha Persons. 

'Rezulton, se nuk është kështu domosdoshmërish dhe kjo falë zbulimit të fundit’.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco