FOTO/ Gjendet trupi i ngrirë i një qeni, kjo është veçantia e tij

FOTO/ Gjendet trupi i ngrirë i një qeni, kjo është veçantia e tij

14:01, 27/11/2019
A+ Aa A-

Studiuesit në Suedi kanë shpërndarë foto të pabesueshme të një qeni të lashtë pasi e gjetën atë në Siberi verën e vitit të kaluar.

Ata pas zbulimit kanë bërë analizimin e krijesës për të kuptuar nëse bëhej fjalë për një qen të zbutur apo për një ujk pasi ishte ruajtur më së miri në gjendje thuajse perfekt e madje kishte plotësisht të gjitha dhëmbët.

Love Dalen, 44 vjeç dhe kolegu i tij Dave Stanton, 34 vjeç, besojnë se mund të jetë me shumë mundësi qeni më i hershëm i konfirmuar deri më sot pasi ka jetuar rreth 18,000 vjet më parë. 

Nëse është e vërtetë, mund të ketë vlerë vërtet të paimagjinueshme pasi edhe mund të na mësojë se kur ujqërit janë zbutur dhe kur janë kthyer ata në qen.

Kolegët rusë të studiuesve e kanë quajtur krijesën mashkullore 'Dogor' ndërsa është mësuar se bëhet fjalë për një krijesë dhjetëra-mijëravjeçare.

    Marrë nga: www.unilad.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco