Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Historia e 5 personave ‘të lidhur’ ngushtë me lartësitë

VIDEO/ Historia e 5 personave ‘të lidhur’ ngushtë me lartësitë

13:24, 27/11/2019
A+ Aa A-

E imagjinoni dot si është të flesh i varur në një faqe të rrafshët mali me lartësi marramendëse? Këtë gjë e bën vazhdimisht ky person i cili njihet me emrin Mark dhe ka plot 30 vite që ngjitet në male e madje shpesh në jetë e ka provuar si është të flesh ‘varur’ në faqet e larta të maleve. Vendet ku Mark është ngjitur duken të paimagjinueshme për shkak se lartësitë dhe terreni është marramendës.

Rajoni i Tigray në Etiopi është i mbushur me kisha shkëmbore ku njerëzit detyrohen të ngjiten në të vetmen rrugë ekzistuese për të mbërritur në destinacion. Kjo është me shumë mundësi edhe kisha më e veçantë në botë e cila përmes besimit i bën njerëzit të mos dorëzohen dhe të mbërrijnë deri në të për t’u lutur. Në këtë kishë jeton vazhdimisht një prift i cili kujdeset për çdo gjë dhe quhet, Gebre Rufael Asresseha.

Një tjetër histori vjen nga Squamish, British Columbia ku edhe ndodhen disa nga kanionet më të rralla në botë. Një ngjitës i rregullt i tyre është Kitt Turner. Si dhe e dashura e tij ngjiten vazhdimisht në kanione ku edhe janë njohur oër herë të parë.

Kështjella prej shkëmbi e cila ndodhet në një shpellë e cila është ndërtuar në shekullin e 13-të është një ndër më të rrallat në botë dhe ndodhet në lartësi të dukshme nga toka. Ajo ndohet në Postonja, Slloveni dhe sigurisht një person jeton në të duke u kujdesur për ambientet.

Kjo notare hidhet prej trampolinave në lartësi të frikshme që mund të kalojnë edhe 15 metër.

Ajo quhet Rachelle Simpson dhe mban titullin e kampiones në këtë sport.

Marrë nga: www.greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco