VIDEO/ Një udhëtim drejt fundit të Universit: si do të ishte ai?

VIDEO/ Një udhëtim drejt fundit të Universit: si do të ishte ai?

12:55, 27/11/2019
A+ Aa A-

Shpesh herë njerëzimi ka kuriozitetin për të mësuar më shumë rreth asaj çfarë mund të ndodhë në të ardhmen dhe dy ndër pyetjet më të mëdha janë, kur dhe si është krijuar universi dhe si do jetë fundi i tij?

Fundi i universit tonë nënkupton edhe fundin e botës e bashkë me të edhe fundin e njerëzimit. Kjo nënkupton edhe vdekjen e diellit, fundin e të gjitha yjeve, prishjen e protoneve, zhdukjen e galaktikave zombie, mund të kemi edhe shpërthimin e vrimave të zeza, efektet e energjisë së errët, universet alternative etj.

Kjo është një pamje e së ardhmes ashtu si është pikturuar nga shkenca moderne një ‘fotografi’ që me siguri do të evoluojë me kalimin e kohës ndërsa gërmojmë për më shumë të dhëna se si do të shpaloset historia jonë në të ardhmen.

Ky dokumentar tregon qartë se ajo çfarë ne jemi duke bërë sot do të ndikojë në të ardhmen tonë pas 1000 vitesh. Çfarë mund të ndodhte në ditët e fundit të Universit tonë?

Do kishte shpërthime masive vullkanesh, do zhdukeshin ishuj dhe do shfaqeshin të rinj. Disa male do shkatërroheshin, një hënë e marsit do kthehej në unazë, unaza e Saturnit do zhdukej, Antarktida shkrin, përplasje asteroidesh dhe krijimi i një super kontinenti të ri.

Dielli do të rritej aq shumë sa më pas do të kthehej në një yll të bardhë xhuxh, kjo do sillte fundin e jetës në tokë. Më tej janë vrimat e zeza të cilat kanë edhe aftësinë të thithin universin duke ‘kyçur’ përgjithmonë brenda tyre misteret e tij.

Marrë nga: www.melodysheep/youtube-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco