Përse fermerët po provojnë realitetin virtual tek lopët?

Përse fermerët po provojnë realitetin virtual tek lopët?

11:56, 27/11/2019
A+ Aa A-

Një fermë qumështi në Rusi ka vendosur të provojë syzet e realitetit virtual te lopët e saj në një eksperiment për të 'përmirësuar mirëqenien e tyre' dhe për të rritur prodhimin e qumështit. 

Fermerët punuan me zhvilluesit, dhe këshilltarët në fermën Krasnogorsk afër Moskës, për të simuluar kafshët dhe për të provuar kështu rezultatin e këtij eksperimenti në prodhimtarinë e tyre.

Studimi zbuloi se këto syze shërbenin për të 'ulur ankthin dhe përmirësuar gjendjen shpirtërore emocionale në tufë', sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Moskë. 

Këto pajisje ishin të pajisura jo vetëm me pamje vizive po edhe me efekte zanore të cilat me siguri kanë ndikuar edhe në relaksimin e kafshëve.

Lopët përgjithësisht nuk i dallojnë ngjyrat por disa specifike po, të verdhën, blunë, jeshilen dhe të kuqen. Tanimë është një praktikë e njohur botërisht ajo e trajtimit special të kafshëve sepse është dalluar se edhe cilësia e qumështit është shumë më e mirë kur kafsha është e qetë dhe me humor.

Në disa vende përdoren edhe teknika masazhimi artificial të trupit të lopëve dhe kjo bëhet edhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre e si rezultat edhe cilësinë e qumështit që ato na japin.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco