Çfarë mund të veshim në një udhëtim me avion dhe çfarë na penalizon?

Çfarë mund të veshim në një udhëtim me avion dhe çfarë na penalizon?

08:49, 27/11/2019
A+ Aa A-

Një punonjëse e linjës ajrore ka shpjeguar rregullat se çfarë mund të veshin pasagjerët gjatë një fluturimi dhe pse ka disa veshje që as nuk duhet t’i mendojmë kur përgatitemi për një udhëtim me avion.

Çdokush që ndërmerr një udhëtim me avion së pari mendon për një veshje sa më komode dhe të rehatshme dhe po ashtu, me domosdo mendohet edhe destinacioni për ku jemi drejtuar në mënyrë që të përshtatemi me klimën e vendit ku po shkojmë.

Sidoqoftë, veshja juaj mund të luante një rol më të madh në udhëtimin tuaj; për shembull, veshje të caktuara mund të nënkuptojnë se jeni një udhëtar i Klasit të Parë.

Në përgjithësi avionët nuk kanë rregulla dhe kode në veshje por sigurisht që edhe ka pasur pasagjerë të cilët janë penalizuar dhe larguar prej avionit duke humbur fluturimin për shkak të veshjes së tyre.

Cilat janë veshjet që do ndaloheshin dhe veshje të përshtatshme për një udhëtim me avion?

1. Këmisha apo bluza me fjalë të pista shkruar në to pasi kjo gjë mund të shkaktojë zemëratë tek pasagjerët e tjerë.
2. Zgjidhni rroba që janë të rehatshme si xhinse dhe një fund të bukur deri tek gjunjët (ose në rastin e burrave, xhinse / dhe këmishë).
3. Veshjet duhet të jenë të rregullta duke shmangur minifunde ekstremisht të shkurtër apo dekolte shumë të hapura pasi kjo mund të bezdisë pasagjerët e tjerë.
4. Merrni kuverta me vete, sepse janë komode për një udhëtim të gjatë.
5. Duket se edhe një veshje e zakonshme për të shkuar në plazh nuk është e pranueshme për linjat ajrore.
6. Mendoni edhe për vendin ku po drejtoheni pasi për shembull në Iran që në momentin kur hipni në avion duhet të jeni më të mbuluar se kur jeni duke fluturuar drejt një destinacioni evropian.

Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco