Oscar: Foshnja me flokët e gjatë që në barkun e nënës

Oscar: Foshnja me flokët e gjatë që në barkun e nënës

15:05, 26/11/2019
A+ Aa A-

Një bebe është quajtur Moëgli falë tufës së tij të flokëve të zeza të dendura, të cilat u zgjatën aq shumë sa u shfaqën në skanimin e ekos që nëna bëri kur foshnja ishte ende në barkun e nënës.

Tufa e flokëve të Oscar Jones u tregua nga sonografët dy muaj para se të lindte, me mjekët që vlerësonin se kishte flokë të gjatë 1 cm ende në barkun e nënës.
Prindërit, Sara Morris, 36 vjeç dhe Joshua Jones, 29 vjeç, nga Helsworth, Devon, u befasuan kur Oscar lindi me flokë të gjatë 12 cm.

Oscar i vogël, kishte nevojë për prerjen e parë të flokëve në javën e tetë pas lindjes dhe kishte aq shumë flokë sa të gjithë e shikonin kur kalonte në rrugë.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco