Fillon shitja e banesave sa një filxhan kafe edhe në këtë qytet

Fillon shitja e banesave sa një filxhan kafe edhe në këtë qytet

14:41, 26/11/2019
A+ Aa A-

Shumë qytete italiane tani po konkurrojnë të shesin shtëpitë e vjetra thuajse edhe më pak se çmimi i një kafeje..

Destinacioni i fundit që po bën diçka të tillë është Bivona, një qytet i vogël i thellë në zemër të ishullit jugor të Siçilisë, i cili po lehtëson kufizimet dhe ofron banesat e vjetëruara me çmim 1 dollar.

Ashtu si edhe në qytete dhe fshatra të tjerë italianë të rinjtë e Bivonës kanë braktisur shtëpinë e tyre në kërkim të mundësive më të mira në qytetet e mëdha, duke e lënë atë të shpopulluar dhe në rrezik të zhbërjes së plotë si zonë.

"Në 40 vitet e fundit, popullsia jonë është përgjysmuar. Sot ne jemi vetëm në 3,800 banorë", thotë Angela Cannizzaro, këshilltare e kulturës e Bivona. 

Plani, shton ajo, është të rikthejmë qytetin sikur ishte në kulmin e tij në shekullin e 16-të.

Marrë nga: www.bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco