VIDEO/ Elon Musk shpjegon pse u thye xhami ‘Cybertruck-ut’?

VIDEO/ Elon Musk shpjegon pse u thye xhami ‘Cybertruck-ut’?

13:28, 26/11/2019
A+ Aa A-

Elon Musk ka zbuluar pse dritaret e Cybertruck-ut  të Teslas u thyen gjatë një incidenti të sikletshëm në momentin kur edhe po bëhej prezantimi i mjetit të ri të posa prodhuar.

Ai fajësoi keqtrajtimin e automjetit që kishte ndodhur për demonstrim të fuqisë së tij disa momente para se të shfaqej për prezantim para auditorit.

Automjeti u godit për herë të parë me një vare në atë që u duk si një demonstrim i suksesshëm i forcës së trupit të tij të blinduar.

Por kjo kishte shkaktuar një tronditje të paparë edhe në strukturën e xhamave që rezultoi edhe ‘dështim’ në prezantim live.

Automjeti futuristik u zbulua të enjten në Hawthorne, Kaliforni, ku një top prej çeliku thuajse theu xhamat plotësisht.

Duke iu përgjigjur një fansi në Twitter, Musk tha që incidenti mund të ishte shmangur lehtë.

"Gotitja e varesë në derë shkatërroi bazën e xhamit, dhe kjo është arsyeja pse topi i çelikut nuk kërceu jashtë," shkroi ai.

"Duhej të ishte bërë së pari prova e topit prej çeliku pastaj të kalohej tek vareja”, shtoi Musk.

Musk po ashtu ka treguar se ka pasur edhe prova paraprake kur edhe xhami është qëlluar disa herë me të njëjtin top çeliku. Këtë e ka vërtetuar edhe përmes një video-je të shkurtër që e ka ndarë me ndjekësit e tij në Twitter.



Marrë nga: www.bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco