Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Mjekët i heqin pacientit veshkën gjigante me peshë 7.4 kg

Mjekët i heqin pacientit veshkën gjigante me peshë 7.4 kg

12:28, 26/11/2019
A+ Aa A-

Mjekët indianë kanë hequr nga një pacient një veshkë që peshonte 7.4 kg aq sa dy bebe të porsalindura.

Besohet të jetë veshka më e madhe që është hequr ndonjëherë pasi zakonisht një veshkë peshon midis 120-150gr.

Pacienti vuante nga një gjendje e quajtur “Autosomal Dominant Polycystic Disease”, e cila bën që cistet të rriten në të gjithë organin.

Një mjek i përfshirë në operacion tha që veshkat e mëdha ishin të zakonshme në pacientët me këtë sëmundje.

Dr. Sachin Kathuria, nga spitali “Sir Ganga Ram në Delhi”, tha se mjekët nuk do të hiqnin organin nëse nuk kishte simptoma të infeksionit dhe gjakderdhje të brendshme.

"Ky pacient kishte kontraktuar një infeksion të keq që nuk po i përgjigjej antibiotikëve, dhe përmasat masive të veshkës po i shkaktonin atij vështirësi në frymëmarrje, kështu që ne nuk kishim zgjidhje tjetër përveç se ta hiqnim atë", tha ai.

Marrë nga: www.bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco