VIDEO/ Egjipti ekspozon për herë të parë, kobra, krokodilë e zogj të mumifikuar

VIDEO/ Egjipti ekspozon për herë të parë, kobra, krokodilë e zogj të mumifikuar

11:20, 26/11/2019
A+ Aa A-

Egjipti më në fund zbulon një vend të fshehtë plot me objekte të paçmueshme mijëravjeçare. Objekte antike egjiptiane të një grumbulli macesh të mumifikuara janë gjetur brenda një nekropoli antik.

Ky vend ishte plot artefakte me shumë vlerë historike, si maska, mumje kafshësh të ndryshme, statuja etj. Përfshiheshin po ashtu, mace të mumifikuara, krokodilë, kobra, zogj etj.

Autoritetet egjiptiane kanë ekspozuar vetëm një pjesë prej tyre pasi në realitet ndodhen me qindra të tilla. Zbulimi më i madh që është bërë është një brumbull i cili mund të konsiderohet pa frikë edhe si më i madhi në botë.

Ky zbulim në Kairo të Egjiptit është një ndër më të pasurit dhe të mrekullueshmit të bërë ndonjëherë në botë.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco