1000 artikuj luksi të Elizabeth Taylor dalin në ankandin 3-ditor

1000 artikuj luksi të Elizabeth Taylor dalin në ankandin 3-ditor

09:39, 26/11/2019
A+ Aa A-

Sezoni i festave erdhi herët për adhuruesit e ikonës së stilit Elizabeth Taylor, pasi shtëpia e saj, e cila mbron trashëgiminë e aktores, përgatitet të dalë në ankand me 1.000 sende luksoze të koleksionit të saj. 

Ankandi i Julien's në partneritet me House of Taylor do të dalë në një ankand tre ditor duke filluar nga 6 dhjetori për të festuar trashëgiminë e aktores së ndjerë duke shitur veshje ikonike, bizhuteri dhe pjesë të tjera nga jeta e saj e përditshme. 

Artikujt që do të shiten gjatë tre ditëve përfshijnë kostume filmi dhe veshje nga stilistë luksoze si Christian Dior, Edith Head, Gucci, dhe Oscar de la Renta, si dhe disa sende personale unike që ishin në pronësi të Taylor, e cila ndërroi jetë në mars të 2011 nga dështimi kongjestiv i zemrës në moshën 79 vjeç. 

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco